Dituria në Islam dhe myslimanët e sotëm në dituri

Nga: Imam Lavdrim Hamja – Kenosha, 20 maj 2011

Falënderimi dhe lavdërimet më të plota janë për Allahun, Krijuesin e Gjithësisë në formën më të përsosur. Salavatet dhe selamet, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi të dashurin tonë, Muhammedin (a.s), familjen e tij, shokët dhe të gjithë ata, të cilët ecin në rrugën e tij de në ditën e gjykimit.

“Lexo me Emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi”. Me këtë fjalë Allahu (xh.sh) e ka filluar shpalljen e Tij në kohën kur bota arabe ishte në errësirën më të thellë të injorancës dhe analfabetizmit. E ka filluar shpalljen e Tij me fjalën LEXO për t’iu treguar atij populli se rruga e rilindjes, ngritjes, përparimit, fuqisë dhe krenarisë fillon me diturinë, pastaj në bazë të diturisë vjen edhe puna dhe vepra. Dhe, më të vërtetë ashtu ndodhi.

Për 23 vjet Pejgamberi (a.s) me dritën e diturisë, të cilën e mori nga fjala e Zotit (xh.sh), nga Kur’ani arriti ta shndërrojë popullin dhe gadishullin arabik nga njerëz pa vlerë në njerëz dhe vend ku sytë e gjithë botës drejtohen drejt tyre.

Vëllezër dhe motra besimtarë, nuk ka shembull më të mirë dhe më të qartë, për të kuptuar rëndësinë dhe vlera që ka ditura në ndryshimin e popujve se sa historia e njerëzve, të cilët me pranimin e fesë Islame, me bindje dhe duke ecur në rrugën e mësimeve të Kur’anit u shndërruan në njerëzit më të dobishëm, më të vlefshëm dhe më edukuar në botë. Kjo është mrekullia e Kur’anit, që kur njerëzit e lexojnë me vëmendje, e kuptojnë drejtë dhe veprojnë sipas mësimeve të tij i vendosë në majat më të larta të historisë së botës.

Prandaj, sot le të flasim për këtë dituri, me shpresë se ndoshta ne myslimanët e sotëm të zgjohemi nga gjumi i thellë në të cilin kemi rënë me dhe dhjetëra e qindra vite me rrallë. Le të flasim për diturinë me shpresë se ndoshta do të na mbushet mendja dhe të kuptojmë se në qoftë se duam të bëhemi njerëz me vlerë, të bëhemi myslimanë të dobishëm për veten dhe për gjithë njerëzimin dhe të përhapim mësimet e Islamit duhet patjetër të edukohemi dhe të shkollohemi në formën më të plotë.

Po fillojmë me Kur’anin, që është fjala e Zotit (xh.sh), ku afërsisht 800 ajete kuranore flasin për dituri dhe rreth diturisë. Pikë së pari na mjafton shumë që fjala e parë e zbritur nga Kur’ani është Lexo, pastaj Allahu (xh.sh) thotë:

” يرفع الله الذين آمنوا منكم والذين أوتوا العلم درجات “

“I lartëson Allahu, ata të cilët besuan prej jush, por atyre që iu është dhënë dituria i ngrit në shkallë më të larta.”(Muxhadele: 11)

” قل هل يستوي الذين يعلمون والذين لا يعلمون إنما يتذكر أولو الألباب “

“Thuaj: A janë të barabartë, ata të cilët dinë dhe ata të cilën nuk dinë? Me të vërtetë njerëzit e ditur kuptojnë, kujtojnë.”(Zumer: 9)

Ne e dimë mirë që kur Allahu (xh.sh) betohet në diçka, ajo gjë është shumë e dobishme dhe e rëndësishme për njerëzit. Ai thotë:

وَالطُّورِ (1) وَكِتَابٍ مَسْطُورٍ (2) فِي رَقٍّ مَنْشُورٍ (3 ) (الطور)

“Pasha Turin. Dhe librin e shkruar në rreshta, në papiruse.”(Tur: 1-3)

ن وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ (1) ( القلم)

“Nun. Pasha pendën dhe atë që e shkruajnë.” (Kalem: 1)

Zoti ynë (xh.sh) i qorton besimtarët duke iu thënë, që edhe në momentet kur ata janë duke mbrojtur jetën tyre, pra janë duke luftuar për të jetuar, ose mbijetuar, përsëri ata duhet të caktojnë disa përfaqësues të tyre, të cilët do të arsimohen dhe pastaj më vonë, kur të mbarojë lufta do t’i mësojnë vëllezërit e tyre atë që kanë mësuar.

وَمَا كَانَ الْمُؤْمِنُونَ لِيَنفِرُوا كَافَّةً فَلَوْلا نَفَرَ مِنْ كُلِّ فِرْقَةٍ مِنْهُمْ طَائِفَةٌ لِيَتَفَقَّهُوا فِي الدِّينِ وَلِيُنذِرُوا قَوْمَهُمْ إِذَا رَجَعُوا إِلَيْهِمْ لَعَلَّهُمْ يَحْذَرُونَ (122) ( التوبة)

“Nuk bën të dalin në luftë të gjithë besimtarët. Sikur një përfaqësi e tyre të mos në luftë, por të arsimohen në fe dhe pastaj ta mësojnë popullin e tyre kur ata të kthehet. Kështu që ata të jenë të kujdesshëm.” (Teube: 122)

Ky është urdhri i Allahut (xh.sh) kur është gjendje lufte, por çfarë të themi për myslimanët e sotëm, të cilët janë në paqe, gëzojnë dhe shijojnë të mirat e Zotit të tyre dhe e mbyllin derën e kërkimit të diturisë në moshën 20 vjeç. Ndalen nga kërkimi i diturisë, ndërsa Zoti i Madhëruar e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij që të lutet duke thënë:

((وقل رب زدني علما))

“Thuaj: O Zoti im! Ma shto diturinë.” (TaHa: 114)

Vëllezër dhe motra besimtarë, ejani së bashku të dëgjojmë Pejgamberin (a.s) se çfarë ka thënë për vlerën e diturisë dhe çfarë na ka urdhëruar ai për kërkimin saj.

((طلب العلم فريضة على كل مسلم)) (رواه ابن ماجه و البيهقي و ابن عبد البر)

“Kërkimi i diturisë është detyrë për çdo mysliman.” (Ibn Maxhe, Bejhakiu dhe Ibn Abdulberr)

قال رسول الله صلى الله عليه و سلم: ((فضل العلم خير من فضل العبادة, و خير دينكم الورع)) (رواه الحاكم و الطبراني و البزار)

Transmetohet nga Hudhejfe ibn Jeman se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Mirësia e diturisë është më e mirë se mirësia e adhurimit. Fetarizmi juaj më i mirë është devotshmëria”.(Hakimi, Tabarani dhe Bezari)

‏قال رسول الله ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏((عليكم بهذا العلم قبل أن يقبض وقبضه أن يرفع وجمع بين إصبعيه الوسطى والتي ‏ ‏تلي ‏ ‏الإبهام هكذا ثم قال العالم والمتعلم شريكان في الأجر ولا خير في سائر الناس)) (رواه ابن ماجه)

Nga Ebu Umame (r.a) transmetohet se Pejgamberi (a.s) ka thënë:“Kërkojeni këtë dituri përpara se të merret dhe marrja është largimi i saj. Pastaj Pejgamberi (a.s) bashkoi gishtin tregues me gishtin tjetër dhe tha: “I dituri dhe kërkuesi i diturisë janë pjesëtar (ortakë) në të mirën dhe përveç tyre nuk ka mirësi në njerëzit e tjerë”. (Ibn Maxhe)

((من غدا إلى المسجد لا يريد إلا أن يتعلم خيراً أو يعلمه كان له كأجر حاج تاماًّ حجته)) (رواه الحاكم و الطبراني)

Transmetohet nga Ebu Umame (r.a) se Pejgamberi (a.s) ka thënë:“Kush del nga shtëpia për të shkuar në xhami, jo për tjetër, vetëm për të mësuar diçka të mirë, ose t’ia mësojë dikujt tjetër një të mirë, ai person ka shpërblimin e një haxhi të plotë”.(Hakimi dhe Tabarani)

عن أبي أمامة الباهلي رضي الله عنه قال: ذُكر لرسول الله صلى الله عليه وسلم رجلان؛ أحدهما عابد، والآخر عالم. فقال صلى الله عليه وسلم:
«فضل العالم على العابد كفضلي على أدناكم» ثم قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«إن الله وملائكته وأهل السموات والأرضين حتى النملة في جحرها وحتى الحوت ليصلون على معلم الناس الخير»
رواه الترمذي وصححه الألباني في الجامع الصغير

Nga Ebu Umame (r.a) transmetohet se dikush i përmendi Pejgamberit (a.s) dy lloj njerëzish, njëri adhurues dhe tjetri dijetar. Pejgamberi (a.s) tha: “Mirësia e dijetarit ndaj adhuruesit, është sikur mirësia ime ndaj më të thjeshtit nga juve”. Pastaj i Dërguari (a.s) tha: “Allahu dhe engjëjt e Tij, banorët e qiellit dhe të Tokës, buburrecat në folenë e tyre, madje edhe peshqit bien salavat për mbi atë që u mëson njerëzve punë të mira”. (Tirmidhiu duke thënë: Hadith i mirë i saktë)

Vëllezër dhe motra besimtarë, këto janë fjalët e të Dashurit tonë, Muhammedit (a.s), të cilin pretendojmë se e pasojmë, por në realitet largimi i myslimanëve nga fusha e diturisë, tregon se ata nuk janë pasues të denjë të Pejgamberit (a.s).

Çfarë myslimani i vërtetë është ai, i cili edhe pasi i ka dëgjuar këto hadithe të Dërguarit të Allahut qëndron në injorancë, e mbyll derën e kërkimit të diturisë në moshën 20 vjeçare. Çfarë myslimani i vërtetë është ai, i cili gjithë të ardhurat e tij i shpenzon vetëm për të ngrënë dhe për tu veshur, ndërsa për diturinë, të blejë libër për ta lexuar, për t’ia dhuruar një shoku dhe një miku, që të përfitojë prej tij, nuk shpenzon qoftë edhe një cent.

Sa për qind e pagës mujore shpenzojmë për diturinë? D.m.th në qoftë se një familje myslimane brenda një muaji, për nevojat e saj shpenzon 300 dollar, sa dollarë ka shpenzuar për dituri, për libra etj? Këtu shikohet se sa e duam diturinë dhe pastaj sa jemi myslimanë. A nuk është turp për myslimanët, që në shekullin e 21-të, kur vendet dhe njerëzit e qytetëruar pjesën më të madhe të buxhetit të tyre e caktojnë për arsimin, ndërsa në mesin e myslimanëve ka njerëz që as edhe një cent në muaj nuk e shpenzojnë për tu arsimuar!?

Zoti (xh.sh) nuk besohet dhe feja e Tij nuk ndihmohet me errësirën e injorancës. Prandaj gjendja e myslimanëve sot është e rëndë dhe e mjerë, sepse ata në shumicën e rasteve mësojnë për të lexuar dhe nuk lexojnë për të mësuar, përveç atë që Zoti e ka mëshiruar.

Të tjera fakte prej diturisë dhe dijetarë të këtij ummeti do të sjellim, por në xhumatë e ardhshme.

O Zoti ynë, na e fal neglizhencën tonë në kërkimin e diturisë dhe na e shto diturinë. Amin

Be the first to comment

Leave a Reply