
Bismilahi Rrahmani Rrahim
RAMAZAN 2022
(2 prill – 1 maj)
Qendra Islame Amerikane-Shqiptare në Wisconsin njofton të gjithë anëtarët e saj dhe të gjithë besimtarët myslimanë, që jetojnë dhe banojnë në SHBA, se dita e parë muajit të bekuar të Ramazanit është dita e SHTUNË, më 2 PRILL 2022, ndërsa të xhumanë në darkë, më 1 prill, 2022 fillon teravia e parë, dhe dita e fundit e Ramazanit është dita e Diel, më 1 MAJ 2022.
- Nata e KADRIT është ditën e Mërkurë, më 27 prill 2022.
- FITËR BAJRAMI është ditën e Hënë, më 2 MAJ 2022.
- Sadakatul FITRI është $10 për çdo person të familjes.
AGJËRIM TË LEHTË DHE TË PRANUAR! ME ZEMËR TË MIRË RAMAZANIN!
Me respekt:
Këshilli i Xhamisë – AAICW
www.aaicw.org