
- Të nderuar anëtarë, Sadakatul Fitri është një prej obligimeve që lidhet me agjërimin, andaj çdo besimtar, qoftë ai i vogël ose i rritur, i ri ose plak, mashkull ose femër, të gjithë duhet ta kryejnë këtë
Në lidhje me këtë kemi hadithin e Pejgamberit (a.s), që e transmeton Ibni Abbasi (r.a) ku thuhet: “Pejgamberi (a.s) e bëri vaxhib (obligim) sadakatul-fitrin pastrim për agjëruesin prej fjalëve të këqija dhe ushqim për të varfrin, kush e jep atë para namazit të Bajramit ajo i pranohet, e kush e jep pas kësaj kohe, ajo është një sadaka nga sadakatë e rëndomta vullnetare”. – (Ebu Davudi)
- Për këtë vit vlera e Sadakatul-Fitrit është $10 (dollar) për person.
- Koha e dhënies së Sadakatul-Fitrit është deri para faljes së namazit të
Prandaj paguani Fitrat te xhamia para se ta falni namazin e Bajramit.
NAMAZI I BAJRAMIT
- Dita e Bajramit është me 15 Qershor, dita e Premte (xhuma).
- Namazi i Sabahut do te falët ne ora 4:45 AM.
- Ligjërata e Bajramit fillon në ora 8:00 AM.
- NAMAZI I BAJRAMIT FALET NE ORA 8:30 AM.
Me respekt:
Këshilli i Xhamisë – AAICW