Rihapja e xhamisë – Rregullat e protokollit

Reopen the mosque - Protocol rules

Es-Selamu aljkum

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Kanë kaluar 4 muaj, që nga koha kur e kemi mbyllur xhaminë për shkak të pandemisë Covid-19. AAIC e mori këtë vendim, duke u bazuar në të dhënat shkencore të asaj kohe (ku një pakicë e vogël i dinin), se ky virus është tepër infektues, i pashërueshëm, pa vaksinë përkatëse dhe me përqindje të lartë vdekjeje, veçanërisht tek njerëzit e moshuar dhe personat me imunitet të dobët.

Së dyti, ne vendosëm ta mbyllim menjëherë, pasi Qyteti i Kenoshës bëri thirrje të mbyllën të gjitha shkollat dhe pas kësaj, çdo gjë tjerë u mbyll totalisht.

Vëllezër dhe motra, kjo gjë nuk është  paprecedent në histori e njerëzimit. Ne mësojmë nga e kaluara për të kuptuar të tashmen. Në vitt 1918-1919, një nga viruset më shkatërruese, që ka parë bota, ka fshirë nga faqja  dheut 10 milion njerëz në mbarë botën. Në shtetin tonë të Wisconsin-it (Wisconsini ishte shteti i vetëm, i cili mori masa drastik në parandalimin e infektimit), afërsisht 9000 mijë njerëz humbën jetën e tyre, për shkak të atij virusi. 100 vjet më vonë historia përsërit veten  saj, e ndërkohë njerëzimi, absolutisht nuk ka mësuar asgjë.

Disa besojnë se kjo është konspiraci; disa të tjerë besojnë se ky është vetëm një grip, ndërkohë disa të tjerë “paranormal”, tërësisht mendojnë se kjo gjë nuk ekziston fare. Aktualisht, niveli i infektimit flet vetë dhe nëse ne kemi mësuar ndonjë gjë nga e kaluara është, se ky virus do të jetë me ne për një kohë të gjatë, e dikush nga dëshmitarët okular, duke iu referuar Gripit të Madh ka thënë: “Ka qenë faza e dytë, ajo që na fshiu të tërve”. Tani nuk ka ndryshim mes 918/19. E vetmja masë mbrojtëse, të cilën e morën, ishte distancimi social dhe maskat. Në atë kohë nuk kishte shërim. 100 vite më vonë, është i njëjti protokoll.

E vërteta është, se ne po përdorim protokollin mesjtar, të quajtur “karantinë”, që do të na thotë, se nuk ka ndonjë shërim magjik. Nuk ka pyetje, se ky virus do të jetë mes nesh për një kohë të gjatë dhe ne duhet të mësojmë, se si të jetojmë me të, duke marrë masa serioz parandaluese për të mbrojtur të tjerët. Prandaj, duke vendosur maskën dhe duke ruajtur distancimin social në çdo kohë, do të ndihmojë në ndalimin e infeksionit. Duke kuptuar, se ky virus do të jetë këtu mes nesh, ne kemi nevojë të mësohemi me “rregullin e ri”, veshjen  maskës, distancimin social dhe higjienën e mirë.

AAIC, duke u konsultuar edhe me pjesëtarët e komunitetit, kanë rënë dakord ta hapin xhaminë për faljen e xhumasë, më 3 korrik 2020, me kusht që ne të ndjekim masa strikte mbrojtëse të shënuara në listë. AAIC e ka marrë këtë vendim duke u bazuar në disa faktorë dhe duke u aprovuar unanimisht nga komuniteti, ndër ta, Dr. Bawani, Saad, Fati, Imam Iljazi  dhe katër hatibët tanë.

Vëllezër dhe motra, ne kërkojmë që të ndiqen këto protokolle për sigurinë e secilit prej nesh.

Ve selam alejkum,

AAICW