Njoftim – COVID 19

Njoftim

Të nderuar besimtarë!

            Duke u nisur nga pandemia e përhapur e virusit Covid 19 dhe rrezikshmëria e përhapjes së tij në mesin e njerëzve, Këshilli i xhamisë ka vendosur që hytbeja dhe namazi i kësaj xhumaje, më 13 mars 2020 të jetë vetëm 10 minuta.

            Gjithashtu, ju bëjmë me dije se xhamia do të jetë e mbyllur për të gjitha shërbimet, përfshirë edhe xhumanë e ardhshme, deri në një njoftim të dytë.

            E lusim Allahun e Madhëruar të na mbrojë nga kjo sëmundje dhe të kalojë sa më lehtë dhe pa dëme në njerëz.

            Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, lutemi për ju dhe për familjet tuaja.

 Me respekt:

Këshilli i Xhamisë, AAICW