Amerikani, thirrës në Islam

Ju kujtohet De’Von?!. Para meje e pranoi Islamin 7 muaj më parë. Por ai nuk u mjaftua me kaq, sepse e kuptoi se Islami është mirësia më e madhe që Zoti ia jep njeriut, prandaj edhe u angazhua që këtë mirësi ta përhap edhe të tjerët. Angazhimin e tij Allahu nuk e humbi.

Sot edhe një amerikan e pranoi Islamin, e tha Shehadetin para meje, De’Von u bë sebep, e vetëm Allahu është udhëzues.

D.J. Thompson, mirë se erdhe në Islam vëlla.

Allahu e pranoft Islamin e tij, e juve ua pranoft namazin dhe lutjet e Xhumas.