Aktivitet me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit (a.s) në xhaminë e Kenoshës

Ditën e shtunë, më 12 mars 2011 Qendra Islame Shqiptare Amerikane në Wisconsin ka organizuar një aktivitet madhështor në përkujtim të lindjes së zotërisë së njerëzimit, Muhammedit (a.s). Në këtë aktivitet morën pjesë shumë besimtarë dhe besimtare, të cilënt jetojnë dhe banojnë në shtetin e Wisconsin-it. Programi i aktivitetit ishte i pasur me lexim Kur’ani, biseda fetare dhe ilahi.

Aktiviteti u çel me këndimin e disa ajeteve kuranore nga Imam Eljaz Fetai. Pastaj fjalën e rastin e mori imami i kësaj Qendre Lavdrim Hamja, i cili pasi i uroj mirëseardhjen besimtarëve mbajti bisedën me titull “Muhammedi (a.s) – Dëshmitari, përgëzuesi, paralajmëruesi, thirrësi për tek Allahu dhe drita ndriçuese.”

Ndërsa Imam Eljaz Fetai mbajti temën “Të ndjekim porositë e Dërguarit të Allahut (a.s).” Gjatë fjalës së tij Imam Eljazi përmendi shumë këshilla të Pejgamberit (a.s) dhe tregoi rëndësinë e tyre në jetën e myslimanit, veçanërisht të atyre që jetojnë në vende jo myslimane. Ai theksoi se duhet patjetër që fëmijëve tanë dhe brezin të ri ta mësojmë dhe edukojmë me dashurinë për Profetin (a.s).

Këngëtari Zena Aliu, me rastin e këtij aktiviteti kishte përgatitur disa ilahi, të cilat i interpretoi shumë bukur duke i dhënë aktivitetit larmi dhe atmosferë gëzimi.

Në fund të aktiviteti, për të gjithë të pranishmit, me rastin e ditëlindjes së Muhammedit (a.s) ishte përgatitur një gosti e veçantë.

Be the first to comment

Leave a Reply