Rruga drejt fitores dhe ndihmës së Allahut

Nga: Imam Lavdrim Hamja – Kenosha, 25 mars 2011

Falënderimi i plotë i takon Allahut të Plotfuqishëm, Krijuesit të botëve. Salavatet dhe selamet, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi të dashurin tonë, Muhammedin (a.s), familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata, të cilët e pasojnë atë deri në ditën e gjykimit.

بسم الله الرحمن الرحيم الم (1) أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لا يُفْتَنُونَ (2) وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ (3) أَمْ حَسِبَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ السَّيِّئَاتِ أَنْ يَسْبِقُونَا سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ (4) مَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ اللَّهِ فَإِنَّ أَجَلَ اللَّهِ لآتٍ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ (5) وَمَنْ جَاهَدَ فَإِنَّمَا يُجَاهِدُ لِنَفْسِهِ إِنَّ اللَّهَ لَغَنِيٌّ عَنْ الْعَالَمِينَ (6(

Bismilahi Rrahmani Rrahim. Elif, lam, mim. A menduan njerëzit se do të lihen të thonë ne kemi besuar dhe të mos sprovohen? Ne i sprovuam të tjerët përpara tyre, në mënyrë që Allahu ta dijë se kush janë të sinqertë dhe kush janë gënjeshtarë. Apo, menduan ata, të cilët veprojnë keq se do të na shpëtojnë? Sa gabim gjykojnë! Kush e shpreson takim me Allahun, takimi i Allahut do të vijë. Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi. Dhe kush sakrifikon, ai sakrifikon për veten e tij, sepse Allahu nuk ka nevojë për asgjë në botë.” (Ankebut: 1-6)

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtarë. Të xhumanë e kaluar folëm për premtimin e Allahut: “Në qoftë se e ndihmoni Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe ju forcon këmbët tuaja.” Përmes ajeteve dhe haditheve të Pejgamberit (a.s) pamë se kush dhe kur fitohet ndihma dhe fitorja e Zotit (xh.sh).

Duke parë realitetin në të cilin jetojnë myslimanët në botë, mësojmë se gjendja e tyre nuk është e mirë, madje pjesa më e madhe e tyre vuajnë dhe janë duke shijuar padrejtësi dhe zullume, si në asnjë vend tjetër të botës. Përse të vuajë dhe të jetojë në këtë mënyrë myslimani? Përse në vendet islame nuk ka demokraci dhe liri, të cilat i kanë vendet e tjera? Përse në vendet islame ka korrupsion, papunësi dhe nivel të ulët arsimimi? Përse dhe përse….etj, etj pyetje, të cilat e shqetësojnë dhe brejnë ndërgjegjen e besimtarit të sinqertë.

Nuk ka dyshim se problemi dhe ngërçi qëndron në mënyrën e jetesës, të cilin vetë myslimanët kanë zgjedhur të jetojnë. Ndoshta myslimani ka nevojë të dëgjojë këtë fjalë të prijësit të besimtarëve, Umer ibnul Hatabit (r.a):

نحن قوم أعزنا الله بالإسلام فمهما ابتغينا العزة بغيره أذلنا الله

“Ne jemi një popull, që Allahu na ka bërë krenar me Islamin dhe sa herë që ta kërkojmë krenarinë ndokund tjetër, Allahu do të na poshtërojë.”

Prandaj, vëllezër dhe motra besimtarë, kjo është e vërteta, sepse myslimanët e sotëm e kërkojnë krenarinë në diçka tjetër dhe jo në përkatësinë e tyre islame.

Ejani së bashku t’i dëgjojmë disa fjalë të Allahut (xh.sh) dhe pastaj të shikojmë secili nga ne, se ku jemi përpara këtyre fjalëve.

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَى تِجَارَةٍ تُنجِيكُمْ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ (10) تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ (11) يَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَيُدْخِلْكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأَنْهَارُ وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ (12) وَأُخْرَى تُحِبُّونَهَا نَصْرٌ مِنَ اللَّهِ وَفَتْحٌ قَرِيبٌ وَبَشِّرْ الْمُؤْمِنِينَ (13

“O ju që keni besuar, a doni t’ju tregoj për një tregti, e cila ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm: T’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij, të sakrifikoni në rrugën e Allahut me pasuritë dhe me veten tuaja; kjo është shumë më e dobishme për ju, në qoftë se e dini. Ai jua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj, në pallate të bukura dhe në xhenetet e amshueshme, e këto janë suksesi më i madh. Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë dhe fitore prej Allahut dhe triumf të afërt. Dhe përgëzoi besimtarët!” (Saf: 10-13)

O mysliman! A ka në botë punë më të mirë dhe më fitimprurëse, se sa të bësh tregti me Allahun. Përse ke frikë të bësh tregti me Zotin tënd? Ai nuk të mashtron, siç mund të të mashtrojnë njerëzit. Ai nuk kërkon përqindje dhe fitim prej tregtisë së përbashkët, sepse Ai nuk ka nevojë për asgjë në botë. Ai nuk të hyn në hak duke të bërë padrejtësi, siç bëjnë partnerët e tjerë.

وَإِنَّ كَثِيراً مِنْ الْخُلَطَاءِ لَيَبْغِي بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ إِلاَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَقَلِيلٌ مَا هُمْ

“Pjesa më e madhe e partnerëve i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, por pak janë ata!” (Sad: 24)

O mysliman! A dëshiron të jesh i pasur? A dëshiron të jesh i fortë? A dëshiron të jesh i shëndetshëm? A dëshiron të jetosh krenar? A dëshiron të ndihmohesh kur je në gjendje të vështirë? A dëshiron të mëshirohesh kur je i përvuajtur? A dëshiron të falen gabimet tuaja? A dëshiron të mbulohen të metat tuaja? Pra, në qoftë se i dëshiron këto gjëra për veten tënde, dhe të cilat të bëjnë të jetosh me nder dhe me krenari, atëherë dëgjoji me vëmendje këto porosi të të Dërguarit tënd (a.s), i cili të mëson si t’i fitosh gjithë këto mirësi, prej Atij, në dorën e të Cilit janë gjithë toka dhe qielli, gjithë mirësia dhe begatia, gjithë forca dhe pasuria.

Ejani sa bashku, vëllezër dhe motra besimtarë, ti dëgjojmë me rrallë porositë e të Dashurit tonë, Muhammedit (a.s).

عن أبي هريرة رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال : { ما من يوم يصبح العباد فيه إلا ملكان ينزلان فيقول أحدهما اللهم أعط منفقا خلفا ويقول الآخر اللهم أعط ممسكا تلفا

Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Çdo ditë në mëngjes, kur njerëzit zgjohen, dy melekë zbresin nga qielli, njeri prej tyre thotë: O Zoti im, zëvendësoja pasurinë ati që ka dhënë në rrugën tënde, ndërsa tjetri thotë: O Zoti im, shkatërroja pasurinë ati që nuk ka dhënë në rrugën tënde.”

والله في عون العبد ما كان العبد في عون أخيه. رواه مسلم،

“Allahu është në ndihmën e robin të Tij, derisa robi të jetë duke ndihmuar vëllanë e tij.” (Muslim)

قال صلى الله عليه وسلم : (ما تصدق أحد بصدقة من طيب – ولا يقبل الله إلا الطيب – إلا أخذها الرحمن بيمينه وإن كان تمرة، فتربو في كف الرحمن حتى تكون أعظم من الجبل ، كما يربي أحدكم فُلُوَّه أو فصيله ) رواه مسلم

Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Çdo e njeri që jep lëmoshë të mirë, dhe Allahu nuk pranon vetëm atë që është e mirë, atë e merr Mëshiruesi (Rrahmani) me dorën e Tij dhe në qoftë se është një hurmë ajo rritet në dorën e Mëshiruesit (Rrahmanit), derisa të bëhet më e madhe se mali, tamam ashtu si vepron ndonjëri prej jush me farën dhe fidanin e tij.” (Muslim)

و قال المصطفى صلى الله عليه وسلم: ((ترى المؤمنين في تراحمهم وتوادهم وتعاطفهم كمثل الجسد إذا اشتكى عضواً تداعى له سائر جسده بالسهر والحمى)) رواه البخاري

“I shikon besimtarët të mëshirshëm, të dashur, të butë dhe të ndjeshëm me njëri-tjetrin, sikur trupi, i cili po të sëmuret gjithë pjesët e tij vuajnë dhe ndjejnë dhimbje.” (Buhariu)

فقال عليه الصلاة والسلام : من ستر مسلما ستره الله يوم القيامة . رواه البخاري ومسلم

I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush ia mbulon të metat një myslimani, Allahu do t’ia mbulojë të metat e tij në ditën e kiametit.” (Buhariu dhe Muslimi)

عن أبي هريرة قال : قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : من نفس عن مسلم كربة من كرب الدنيا نفس الله عنه كربة من كرب الآخرة يوم القيامة ، ومن ستر مسلما ستره الله في الدنيا والآخرة ، ومن يسر على معسر يسر الله عليه في الدنيا والآخرة ، والله في عون العبد ما كان العبد في عون أخيه .

Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kush ia largon një myslimani një problem prej probleme të kësaj bote, atij Allahu ia largon problemet e ahiretit në ditën e kiametit. Dhe kush e mbulon një mysliman, atë njeri Allahu e mbulon në këtë botë dhe në botën tjetër. Kush ia lehtëson vështirësinë një njeriu, atij Allahu ia lehtëson vështirësitë në dynja dhe në ahiret. Allahu është në ndihmë të robit, derisa robi të jetë në ndihmë të vëllait të tij.”

Këto pra, vëllezër dhe motra besimtarë, janë disa porosi, të cilat në qoftë se i veprojmë si duhet dhe në kohën e duhur do të na bëjmë të përfitojmë ndihmën dhe fitoren e Allahut dhe pastaj do të jemi krenar me fenë dhe me besimin tonë, ashtu siç qenë krenarë të parët tanë, krenaria e të cilëve edhe sot na bën ta pohojmë pa frikë se jemi pasardhës të tyre, madje ndjehemi krenar me punët dhe veprat e tyre.

Së fundi Allahu (xh.sh) na drejtohet duke thënë:

فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُوا لِي وَلا تَكْفُرُونِ (152) يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَعِينُوا بِالصَّبْرِ وَالصَّلاةِ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ (153

“Më kujtoni Mua, e Unë ju kujtoj juve. Më falënderoni dhe mos më mohoni. O ju që keni besuar kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz. Vërtet Allahu është me durimtarët.” (Bekare: 152-153)

O Allah! Na i fal gabimet tona. Mos na i thyej zemrat pasi na udhëzove në rrugën Tënde dhe na dhuro prej mirësive dhe begative Tuaja të pafundme. Amin vel-hamdu lil-lahi rabbil-alemin

Be the first to comment

Leave a Reply