Të përmirësojmë imazhin e Islamit dhe të myslimanëve

Nga: Imam Lavdrim Hamja – Kenosha, 1 prill 2011

Falënderimi i plotë i qoftë Allahut, Krijuesit të botëve, të Plotfuqishmit, Mëshiruesit, Mëshirëbërisit. Salavatet dhe selamet, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi të dërguarin e Tij, Muhammedin (a.s), familjen e tij, shokët dhe të gjithë ata që ecin në rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit.

فَاسْتَمْسِكْ بِالَّذِي أُوحِيَ إِلَيْكَ إِنَّكَ عَلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ (43) وَإِنَّهُ لَذِكْرٌ لَكَ وَلِقَوْمِكَ وَسَوْفَ تُسْأَلُونَ (44)

“Përmbaju asaj që të është shpallur, sepse ti je në rrugën e drejtë. Ajo është nder për ty dhe për popullin tënd dhe për të do të pyeteni.” (Zuhruf: 43-44)

Kështu Allahu (xh.sh) i drejtohet të dërguarit të Tij, Muhammedit (a.s), duke i thënë që vazhdo në rrugën e shpallur, sepse je në të drejtën. Madje Unë të kam nderuar ty dhe popullin tënd, o Muhammed me këtë shpallje, të cilën ta keni për nder dhe krenari, por patjetër do të pyeteni për të, patjetër do të pyeteni se si keni vepruar me shpalljen Time.

Vëllezër dhe motra besimtarë, përditë jemi dëshmitarë të një lufte mediatike, e cila po bëhet kundër Islamit dhe myslimanëve. Si pasojë e kësaj lufte njerëzit kanë krijuar idenë dhe mendimin se Islami dhe myslimanët janë armiq të njerëzimit, janë njerëz që dëshirojnë luftën, janë njerëz që vrasin për asgjë send, janë njerëz terroristë, ekstremistë, injorantë, të prapambetur e të tjera cilësi dhe epitete, të cilat as nga afër dhe as nga larg nuk kanë lidhje me Islamin dhe me myslimanët.

Nëpër botë qarkullojnë disa islamë dhe disa lloj myslimanësh. Do të gjejmë islam dhe mysliman në formën më të shpifur dhe më të urryer, por të cilin e kanë krijuar qarqe të caktuara dhe atë e publikojnë me të madhe në mjetet moderne të komunikimit, nëpër televizorë, gazeta, revista, libra, internet etj.

Do të gjejmë islam dhe myslimanë, në formën e nacionalizmave të ndryshëm, ku myslimanë të kombësive dhe nacionaliteteve të ndryshme, i kanë dhënë formë të veçantë fesë së Allahut, duke e ndarë atë sipas kombësive të ndryshme si, islam arab, islam shqiptar, islam pakistanez, islam indian, islam turk e kështu me rrallë.

وَإِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاتَّقُونِ (52) فَتَقَطَّعُوا أَمْرَهُمْ بَيْنَهُمْ زُبُراً كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ

“Kjo është feja e juaj, e vetmja fé dhe Unë jam Zoti juaj, prandaj më kini frikë Mua. Pastaj u ndanë në grupe dhe secili grup krenohej me pjesën e vet.” (Muminun: 52)

Madje do të gjejmë edhe myslimanë të tillë, ndoshta me vetëm me emër, por nganjëherë është vështirë t’i dallosh edhe nga emri, pasi janë tjetërsuar komplet nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë, të cilëve nuk u intereson asgjë tjetër nga kjo botë, vetëm se të hanë, të pinë dhe të flenë, ose nuk dinë gjë tjetër nga feja e tyre vetëm të thonë që mishi i derrit është haram.

Do të gjejmë edhe myslimanë të tillë, të cilët janë egoistë, të cilët nuk njohin prej fesë së tyre vetë se pak shtylla si p.sh falen, kur falen, vetëm për veten e tyre, ndërsa të marrim seriozisht fenë dhe tu japin dritë edhe të tjerëve këtë gjë nuk e bëjnë. Ata kanë harruar fjalën e të Dërguarit të tyre:

الإيمان بضع وسبعون شعبة

“Besimi është shtatëdhjetë e ca pjesë…” (Muslim)

Ndërsa Islam dhe myslimanë, të kalibrit të Muhammedit (a.s) dhe shokëve të tij, të cilët përhapën dritën hyjnorë në mbarë botën, edhe pse ishin të varfër, duke mos pasur këto mundësi që kemi ne myslimanët sot, ai pothuajse mungon në hapësirën botërore.

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtarë, ne myslimanët sot jemi kthyer sikur ai i sëmuri, i cili nuk reagon, vetëm atëherë ku i jepet injeksion. Ne sot nuk reagojmë vetëm atëherë kur ndokush na drejton ndonjë akuzë dhe atëherë mundohemi ta mbrojmë veten, por përsëri edhe këtë punë nuk e bëjmë siç duhet, pasi mungon edhe arsimimi dhe edukimi i duhur për ta bërë këtë gjë.

Ku është ummeti i Zotit (xh.sh), i cili thotë në Kur’an:

وَلْتَكُنْ مِنْكُمْ أُمَّةٌ يَدْعُونَ إِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنْ الْمُنْكَرِ وَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ (104

“Le të jenë prej jush disa që thërrasin për të mirën, urdhërojnë për mirë dhe ndalojnë nga e keqja dhe ata janë të shpëtuarit.”(Ali Imran: 104)

Ku është ummeti i Zotit (xh.sh), i cili thotë në Kur’an:

كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنْ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ

“Ju jeni populli më i mirë i krijuar për njerëzit, urdhëroni për mirë dhe ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allah.” (Ali Imran: 110)

Ku janë arabët, të cilëve Allahu e zbriti Kur’anin në gjuhën e tyre që ta kuptojnë:

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ قُرْآناً عَرَبِيّاً لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

“Ne e zbritëm Kur’anin në gjuhën arabe, që ju ta kuptoni.”(Jusuf: 2)

) وَلَوْ جَعَلْنَاهُ قُرْآناً أَعْجَمِيّاً لَقَالُوا لَوْلا فُصِّلَتْ آيَاتُهُ أَأَعْجَمِيٌّ وَعَرَبِيٌّ قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ

“Sikur ta kishim bërë Kur’anin në gjuhë të huaj, ata do të kishin thënë: Sikur të na ishin bërë të qarta ajetet e tij. I huaj, apo arabisht, thuaj: Ai është udhëzim dhe shërim për ata që kanë besuar.” (Fusilet: 44)

Ku janë myslimanët e tjerë, sepse feja e Zotit është për të gjithë pa dallim kombësie. A nuk e kanë dëgjuar deklaratën e Pejgamberit të tyre:

لا فرق بين عربي أو أعجمي إلا بالتقوى

“Nuk ka dallim mes një arabi dhe një jo arabi, përveçse në devotshmëri.” Ose fjalën e Allahut:

لا تَجِدُ قَوْماً يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءَهُمْ أَوْ أَبْنَاءَهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ

“Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre.”(Muxhadele: 22)

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtarë, Allahu (xh.sh) na ka udhëzuar në Islam jo vetëm për vetet tona, por të thërrasim dhe të përçojmë edhe te njerëzit e tjerë dritën e Tij hyjnore të udhëzimit. Që ta arrijmë këtë gjë, ne së pari duhet të rregullojmë sjelljet dhe veprat tona. Duhet të bëhemi besimtarë të vërtetë, ashtu siç e kërkon Islami dhe jo besimtarë sipas dëshirës dhe epsheve tona. Në qoftë se ne gabojmë, atëherë do të dënohemi dy herë. Herën e parë, sepse kemi thyer një urdhër të Zotit dhe herën e dytë, sepse bëhemi shkaktarë që jo myslimanët të largohen dhe të urrejnë Islamin.

Prandaj, secili prej nesh e ka detyrë që të shpalosë në mjedisin ku jeton, banon dhe punon se cili është Islami i vërtetë. T’i tregojë botës se myslimanët nuk kanë armiq të tjerë, përveç shejtanit.

إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمَا عَدُوٌّ مُبِينٌ (22

“Me të vërtetë shejtani është armik i juaja.” (Earaf: 22)

Ndërsa për njerëzit e tjerë ne u dëshirojmë të mirën atyre, për këtë botë dhe për botën tjetër. Për këtë gjë ne kemi shembullin e të Dërguarit tonë (a.s), i cili edhe kur gjakosej dhe dhunohej, ai lutej duke thënë:

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِقَوْمِي فَإِنَّهُمْ لاَ يَعْلَمُونَ

“O Zoti im, fale popullin tim, sepse ata nuk dinë!”

Ose kur ndonjë besimtarë jo shumë durimtarë i kërkonte të mallkonte idhujtarët, ai thoshte:

وروى مسلم من حديث أبي هريرة رضي الله عنه قال: قيل: يا رسول الله! ادع على المشركين، فقال صلى الله عليه وسلم: (إني لم أبعث لعاناً وإنما بعثت رحمة

“O i Dërguar i Allahut, mallkoji idhujtarët. Paqja e Allahut qoftë mbi të, thoshte: “Unë nuk jam dërguar mallkues, por jam dërguar mëshirë.” (Muslim)

Madje është lutur edhe kështu:

‏عن ‏ ‏ابن عمر ‏ أن رسول الله ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏قال ‏ ‏اللهم أعز الإسلام بأحب هذين الرجلين إليك ‏ ‏بأبي جهل ‏ ‏أو ‏ ‏بعمر بن الخطاب ‏ ‏قال وكان أحبهما إليه ‏ ‏عمر

“O Zoti im, forcoje Islamin me më të dashurin te Ti, njërin prej këtyre dy burrave, Ebu Xhehl, ose Umer ibnul Hatabin. Më i dashuri tek Allahu ishte Umeri.”

Ndërsa vetë Umeri (r.a) edhe në momentet e fundit të jetës së tij, madje edhe kur e mori vesh se njeri që e plagosi për vdekje nuk ishte mysliman, ai porosiste kalifin pasardhës duke i thënë:

” وَأُوصِيه بِذِمَّةِ اللَّه وَذِمَّة رَسُوله أَنْ يُوَفِّي لَهُمْ بِعَهْدِهِمْ , وَأَنْ يُقَاتِل مِنْ وَرَائِهِمْ وَأَنْ لَا يُكَلَّفُوا إِلَّا طَاقَتهمْ “

“Dhe ju porosis të keni kujdes të mbrojturit e Allahut dhe të mbrojturit e të Dërguarit të Tij. Mbajeni besën që iu keni dhënë atyre, duke i mbrojtur prej armiqve dhe të mos i detyroni më shumë se sa kanë mundësi të bëjnë.”

Prandaj, vëllezër dhe motra besimtarë, njerëzit sot flasin kundër Islamit, sepse nuk e njohin atë, për arsye se ne myslimanët jemi të pa aftë tua tregojmë, jo me fjalë, por me vepra se cili dhe çfarë është Islami, feja e zgjedhur e Allahut, për të mirën e gjithë njerëzimit.

فَاسْتَمْسِكْ بِالَّذِي أُوحِيَ إِلَيْكَ إِنَّكَ عَلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ (43) وَإِنَّهُ لَذِكْرٌ لَكَ وَلِقَوْمِكَ وَسَوْفَ تُسْأَلُونَ (44)

“Përmbaju asaj që të është shpallur, sepse ti je në rrugën e drejtë. Ajo është nder për ty dhe për popullin tënd dhe për të do të pyeteni.” (Zuhruf: 43-44)

Vel hamdu lil-lahi rabbil-alemin

Be the first to comment

Leave a Reply