Çdo të mirë që bëni do ta gjeni tek Allahu (xh.sh)

Nga: Imam Lavdrim Hamja – Kenosha, 01 korrik 2011

Falënderimi i plotë i qoftë Allahut, Krijuesit të botëve, i Cili ka thënë: “Çfarëdo të mire që bëni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu me shpërblim më të mirë dhe më të madh”. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin (a.s) i cili ka thënë: “Kurrë nuk pakësohet pasuria duke dhënë sadaka”. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi familjen e Pejgamberit (a.s), mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ecin me mirësi në rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Prej mirësisë dhe bujarisë së Allahut (xh.sh) është se Ai e krijoi njeriun dhe i dhuroi çdo gjë që ai kishte nevojë për ta jetuar jetën të lumtur dhe të gëzuar.

( وآتاكم من كل ما سألتموه وإن تعدوا نعمة الله لا تحصوها إن الإنسان لظلوم كفار (

“Ai iu dha prej çdo gjëje që keni kërkuar. Në qoftë se mundoheni t’i numëroni të mirat e Allahut nuk do të arrini. Me të vërtetë njeriu është i padrejtë dhe mohues.” (Ibrahim: 34)

Pjesa më e madhe e njerëzimit besojnë në dynja dhe në ahiret, por jo të gjithë ata punojmë në mënyrë të barabartë për të dyja botët, sepse ne do të gjejmë njerëz të cilët 90% punojnë për dynjanë dhe 10% për ahiretin. Ne do të gjejmë njerëz, të cilëve Zoti (xh.sh) i ka begatuar dhe i ka dalluar nga njerëzit e tjerë me mirësi dhe me pasuri, por ata nuk e njohin në formën e duhur dhe nuk e falënderojnë ashtu siç duhet Zotin. Prandaj dhe Ai ka thënë:“Me të vërtetë njeriu është i padrejtë dhe mohues.” (Ibrahim: 34)

Qëllimi i krijimit të njeriut është të përpiqet të fitojë kënaqësinë e Zotit në këtë botë dhe të hyjë në xhenet në botën tjetër. Zoti i madhëruar i vlerëson këto përpjekje dhe thotë në Kur’anin e madhëruar:

يا أيها الانسان إنك كادح الى ربك كدحا فملاقيه

“O ti njeri! Me të vërtetë ti përpiqesh dhe sakrifikon për te Zoti yt dhe atë përpjekje dhe sakrificë do ta gjesh (do ta arrish).” (Inshikak: 6)

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtarë, rrugët e mirësisë, të cilat të çojnë drejt suksesit dhe kënaqësisë së Allahut janë të pafundme. Mjafton që njeriu ta bëjë një punë me sinqeritet për Zotin (xh.sh) dhe ai shpërblehet. Por, Allahu i Madhëruar na tregon se njeriu nuk e arrin sinqeritetin e plotë derisa ai të shpenzojë, dhurojë dhe të japë atë që ai ka më të dashur. Ai (xh.sh) thotë në Kur’an:

لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ وما تُنْفِقُوا مِنْ شَيئٍ فَإنَّ اللهَ بِهِ عَليم

“Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë në besim derisa të jepni atë që doni më shumë. Çfarëdo që të jepni, Allahu atë e di.” (Ali Imran: 92)

Me anë të këtij ajeti, Allahu (xh.sh) kërkon që jo vetëm të japim për kënaqësinë e Tij, por të japin atë që ne e kemi më të shtrenjtë dhe më të dashur, pra që na dhimbset më fortë. Në qoftë se një person jep diçka, të cilën nuk e do për veten e tij, ose ajo nuk i duhet gjë, ai vetëm se ka dhuruar, por nuk ka fituar sinqeritet, sepse ai ka dhënë diçka që nuk i duhet, ose nuk i pëlqen. Ndërsa, kush jep atë që e do shumë për veten e tij, p.sh njeriu e do shumë pasurinë, atëherë ai ka fituar sinqeritetin e duhur.

Allahu (xh.sh) thotë në Kur’an:

‏يا أيها الذين آمنوا أنفقوا من طيبات ما كسبتم ومما أخرجنا لكم من الأرض ولا ‏ ‏تيمموا ‏ ‏الخبيث منه تنفقون ولستم بآخذيه إلا أن ‏ ‏تغمضوا فيه ‏ وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ

“O ju që keni besuar, jepni nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që ju nxjerrim prej tokës, e mos jepni më të keqen, të cilin ju nuk do ta merrnit, vetëm se symbyllurazi. Dijeni se Allahu s’ka nevojë për ju, Ai është i falënderuar.” (Bekare: 267).

Vëllezër dhe motra besimtarë, ne i dëgjuam këto ajete, por le të shohim se si kanë vepruar sahatet e Pejgamberit (a.s) kur i kanë dëgjuar këto ajete dhe të marrim shembull prej tyre në zbatimin e ajeteve kuranore:

أنس بن مالك يقول : كان أبو طلحة أكثر أنصاري بالمدينة مالا وكان أحب أمواله إليه بئر حاء –وكانت مستقبلة المسجد ، وكان النبي صلى الله عليه وسلم يدخلها ويشرب من ماء فيها طيب –قال أنس :فلما نزلت : ( لن تنالوا البر حتى تنفقوا مما تحبون ) قال أبو طلحة :يا رسول الله ، إن الله يقول :لن تنالوا البر حتى تنفقوا مما تحبون وإن أحب أموالي إلي بئر حاء وإنها صدقة لله أرجو برها وذخرها عند الله تعالى ، فضعها يا رسول الله حيث أراك الله [ تعالى ] فقال النبي صلى الله عليه وسلم : بخ ، ذاك مال رابح ، ذاك مال رابح ، وقد سمعت ، وأنا أرى أن تجعلها في الأقربين ” .فقال أبو طلحة : أفعل يا رسول الله . فقسمها أبو طلحة في أقاربه وبني عمه .

Enes ibn Maliku (r.a) transmeton: Ebu Talha ishte njeriu më i pasur i ensarëve. Ai kishte një pus përballë xhamisë së Pejgamberit (a.s), të cilin e pëlqente më shumë se asgjë tjetër. Pejgamberi (a.s) shpeshherë shkonte atje dhe pinte prej atij uji të mirë. Kur zbriti ajeti: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë në besim derisa të jepni atë që doni më shumë” Ebu Talha shkoi te Pejgamberi (a.s) dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, Allahu thotë:“Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë në besim derisa të jepni atë që doni më shumë” dhe gjëja që unë dua më shumë është pusi Haë, atë po e jap sadaka, me të cilën dëshiroj sinqeritetin dhe shpërblimin tek Allahu. Jepja o i Dërguar i Allahut atij që Allahu të urdhëron t’ia japësh. Pejgamberi (a.s) tha: “Pah, kjo është pasuri që të bën të fitosh, kjo është pasuri që të bën të fitosh. Ta kam pranuar, por shpërndajua të afërmve tuaj.”Ebu Talha tha: Ashtu do të bëj, o i Dërguar i Allahut. Dhe ua dha farefisit të tij. (Ahmed)

عن عمرو بن دينار قال : لما نزلت هذه الآية : ” لن تنالوا البر حتى تنفقوا مما تحبون ” جاء زيد بفرس له يقال له ” سبل “) كان يحبها(: إلى النبي – صلى الله عليه وسلم – فقال : تصدق بهذه يا رسول الله . فأعطاها رسول الله – صلى الله عليه وسلم – ابنه أسامة بن زيد بن حارثة ، فقال : يا رسول الله ، إنما أردت أن أتصدق به . فقال رسول الله – صلى الله عليه وسلم – : قد قبلت صدقتك .

Amër ibn Dinar tregon: Kur zbriti ajeti: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë në besim derisa të jepni atë që doni më shumë” Zejdi (r.a) mori kalin e tij, Sebël të cilin e pëlqente së tepërmi dhe shkoi te Pejgamberi (a.s) e i tha: Jepja Sadaka kujt të dëshirosh o i Dërguar i Allahut. Pejgamberi (a.s) ia dha djalin të Zejdit, Usames. Zejdi tha: O i Dërguar i Allahut, unë nuk thashë ta japësh sadaka djalit tim! Pejgamberi (a.s) i tha: “Ta pranova sadakanë tënde (pra, e fitove sevapin).

كان ابن عمر-رضي الله عنهما- إذا أعجبه شيء من ماله تصدق به اتباعًا لهذه الآية.

Ibn Umeri (r.a) kur i pëlqente ndonjë send, atë e jepte sadaka, si zbatim të ajetit kuranor.

Besimi dhe sinqeriteti i plotë nuk arrihet me fjalë, por me bindje në zemër dhe zbatim në praktikë. Nuk ka rëndësi sa jep, por si e jep atë.

Krenarinë dhe bujarinë, sahabet dhe brezat e mirë pas tyre nuk e arritën me fjalë, por me vepra, të cilat edhe pse kanë kaluar vite e vite, përsëri kujtohen prej nesh dhe ne vetëm mburremi me to, por nuk shkojmë më tej, pra nuk i zbatojmë.

Shërimi i sëmundjeve të koprracisë dhe të zilisë nuk arrihet me receta mjekësore, por me veprime jetësore të përditshme. Askush nuk është shëruar deri më sot duke lexuar recetën e mjekut, por duke marrë ilaçet, që mjeku ia ka caktuar, në formë dhe në kohë.

Përmirësimi dhe ndryshimi i gjendjes së mjerueshme së myslimanëve sot nuk arrihet me fjalë, por me vepra konkrete, të cilat burojnë nga besimi dhe sinqeriteti i besimtarëve të vërtetë.

Përse të mos ketë në mesin e myslimanëve të sotëm, burra të tillë si Othman ibn Afani (r.a), i cili kontribuoi disa herë me pasurinë e tij për Islamin, kur ai kishte nevojë më tepër. Dhuroi vakëfe për myslimanët dhe përgatiti, duke pajisur një ushtri të tërë, e Pejgamberi (a.s) u gëzua shumë dhe i tha: ” ما ضر عثمان ما فعل بعد اليوم ، ما ضر عثمان ما فعل بعد اليوم ” Asgjë nuk i bën dëm Uthmanit pas kësaj dite” ” Asgjë nuk i bën dëm Uthmanit pas kësaj dite” (të punojë çfarë të dëshirojë se ai e ke fituar xheneti).

Elhamdulilah, ka pasur dhe do të ketë burra të tillë umeti i Pejgamberit (a.s), të cilët kontribuojnë me pasurinë e tyre për të mirën e fesë dhe të besimtarëve. Edhe në xhaminë tonë kemi shembuj të tillë. Zoti i Madh jua shpërbleftë të gjithëve me të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Por, të mos harrojmë se, ata të cilët e fillojnë të parët një punë të mirë, ata kanë jo vetëm shpërblimin e asaj pune, por edhe pjesë prej shpërblimit të atyre që e veprojnë të njëjtën punë të mirë deri në ditën e gjykimit.

Dëgjoni me vëmendje se çfarë ka thënë Pejgamberi (a.s):

عن جرير بن عبد الله، رضي الله عنه ، قال‏:‏ كنا في صدر النهار عند رسول الله، صلى الله عليه وسلم، فجاءه قوم عراة مجتابي النمار، أو العباء، متقلدي السيوف، عامتهم من مضر، بل كلهم من مضر؛ فتمعر وجه رسول الله، صلى الله عليه وسلم، لما رأى بهم من الفاقة؛ فدخل ثم خرج، فأمر بلالاً فأذن وأقام، فصلى ثم خطب؛ فقال‏:‏ ‏{‏يا أيها الناس اتقوا ربكم الذي خلقكم من نفس واحدة‏}‏ إلى آخر الآية‏:‏ ‏{‏إن الله كان عليكم رقيبا‏}‏، والآية الأخرى التي في آخر الحشر‏:‏ ‏{‏يا أيها الذين آمنوا اتقوا الله ولتنظر نفس ما قدمت لغد‏}‏ تصدق رجل من ديناره من درهمه من ثوبه من صاع بره من صاع تمره _حتى قال _ ولو بشق تمرة ‏,‏فجاء رجل من الأنصار بصرة كادت كفه تعجز عنها، بل قد عجزت، ثم تتابع الناس حتى رأيت كومين من طعام وثياب، حتى رأيت وجه رسول الله، صلى الله عليه وسلم، يتهلل كأنه مذهبة، فقال رسول الله، صلى الله عليه وسلم، ‏”‏ من سن في الإسلام سنة حسنة فله أجرها، وأجر من عمل بها من بعده من غير أن يقنص من أجورهم شيء، ومن سن في الإسلام سنة سيئة كان عليه وزرها ووزر من عمل بها من بعده من غير أن ينقص من أوزارهم شيء‏”‏ ‏(‏‏(‏رواه مسلم‏)‏‏)‏‏.‏

Xherir ibn Abdullah (r.a) tregon: Një ditë paradreke, duke ndenjur te Pejgamberi (a.s) erdhën disa njerëz të varfër, pothuajse të zhveshur. Ata ishin prej fisit Mudarr. Fytyra e Pejgamberit (a.s) ndryshoi në çast kur i pa në atë gjendje të mjerueshme. Hynte dhe dilte jashtë. Urdhëroi Bilalin të thërrasë ezanin. Fali dy rekatë namaz, pastaj mbajti një fjalim. “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi bashkëshorten e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” “O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe secili nga ju le të shikojë se çfarë ka përgatitur për nesër.” Secili njeri le të japë ndonjë dinar dhe dirhem, apo rrobë, ndonjë drithë apo hurmë, madje qoftë edhe një gjysmë hurmi. U ngrit një njeri dhe solli disa hurma, pastaj menjëherë pas tij filluan njerëzit e tjerë të dhuronin, deri sa u bënë dy grumbuj të mëdhenj, me ushqim dhe me rroba. Pashë se fytyra e Pejgamberit (a.s) filloi t’i ndriçojë, pastaj tha: “Kush bën një synet të mirë në Islam (sjell diçka të re të mirë), ai ka shpërblimin e atij syneti dhe shpërblimin e atyre që e punojnë atë synet, pa iu pakësuar gjë prej shpërblimit të tyre. Dhe kush bën një synet të keq në Islam (sjell diçka të re të keqe), ai ka gjynahin e atij syneti dhe gjynahin e atyre që e punojnë atë synet, pa iu pakësuar gjë prej gjynahit të tyre.” (Muslim)

Të nderuar vëllezër dhe motra, patjetër një ditë do të largohemi nga kjo botë dhe pas do të lëmë të gjithë pasurinë tonë, shtëpi, familje, makina, apartamente, para etj. Asgjë nuk do të na shoqërojë në rrugën e pakthyeshme dhe të përhershme për në botën tjetër, përveç se besimi, sinqeriteti dhe veprat e mira që kemi bërë. Prandaj, kush dëshiron që mirësitë dhe begatitë që ka në këtë botë, t’i trashëgojë dhe t’i ketë edhe në botën tjetër, madje më të mira, atëherë le të kujtohet dhe të shpejtojë në bamirësi sa të jetë gjallë:

وأنفقوا مما رزقناكم من قبل أن يأتي أحدكم الموت فيقول رب لولا أخرتني إلى أجل قريب فأصدق وأكن من الصالحين ولن يؤخر الله نفسا إذا جاء أجلها والله خبير بما تعملون

“Jepni nga ajo që Ne ju kemi dhënë, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, sikur të ma kishe shtyrë edhe pak vdekjen, që të jepja sadaka e të bëhesha prej të mirëve! Allahu kurrë nuk e shtyn askënd për më vonë, kur atij i vjen vdekja. Allahu është i njohur plotësisht me atë që punoni.” (Munafikun: 11)

O Allah, na i fal gabimet tona dhe na bë prej bamirësve, të cilët japin pa frikë në rrugën Tënde. Amin

Be the first to comment

Leave a Reply