Edukata ndaj Pejgamberit (a.s)

Nga: Imam Lavdrim Hamja – Kenosha, 11.2. 2011

Vëllezër dhe motra besimtarë, më 12 Rebiu i parë, lindi zotëria i gjithë njerëzimit, Pejgamberi ynë, Muhammedi (a.s), të cilin Allahu xh.sh e dërgoi:

) إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِداً وَمُبَشِّراً وَنَذِيراً (8) لِتُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُ وَتُسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلاً (9) إِنَّ الَّذِينَ يُبَايِعُونَكَ إِنَّمَا يُبَايِعُونَ اللَّهَ يَدُ اللَّهِ فَوْقَ أَيْدِيهِمْ فَمَنْ نَكَثَ فَإِنَّمَا يَنْكُثُ عَلَى نَفْسِهِ وَمَنْ أَوْفَى بِمَا عَاهَدَ عَلَيْهُ اللَّهَ فَسَيُؤْتِيهِ أَجْراً عَظِيماً (10)

“Ne të dërguam ty dëshmitar, përgëzues dhe qortues. Që ju t’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje. Ata që ta japin besën ty, në të vërtetë ata ia japin besën All-llahut. Dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen besën, ai e thyen vetëm në dëm të vetes së tij, e kush e zbaton besën e dhënë All-llahut, Ai do t’i japë atij shpërblim të madh”. (Feth: 8- 10)

Allahu i madhëruar na e dërgoi Pejgamberin (a.s) që të jetë dëshmitar i jonë dhe të na përgëzojë, ndërsa tua tërheq vëmendjen atyre që largohen nga rruga e tij dhe nuk e pasojnë atë. Gjithashtu Allahu kërkon prej nesh që ta përkrahim dhe ta respektojmë në mënyrën dhe formën e duhur.

Si të mos e përkrahim, të mos e duam dhe të mos e respektojmë kur ai është më i dashur dhe më i dhimbshur për ne, se sa ne për vetet tona. A nuk thotë Zoti i madhëruar në Kur’an, duke na treguar se si Pejgamberi (a.s) ndjen dhembshuri dhe keqardhje për ne?

النَّبِيُّ أَوْلَى بِالْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنْفُسِهِمْ وَأَزْوَاجُهُ أُمَّهَاتُهُمْ

“I dërguari i do më shumë besimtarët, se sa ata veten e tyre. Gratë e tij janë nënat e tyre”. (Ahzabë: 6)

Përsëri Zoti i madhëruar thotë:

لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ (128)

“Juve ju erdhi i dërguari nga mesi juaj. Atij i vjen keq për vuajtjet tuaja dhe ndjen dhembshuri për ju. E ai për besimtarët është i butë dhe i mëshirshëm”. (Teube: 128)

Vëllezër dhe motra besimtarë, si të mos e duam dhe të mos e respektojmë dhe të mos e nderojmë të Dërguarin tonë, Muhammedin (a.s), i cili në momentet e fundit të jetë së tij qante dhe thoshte:

“Sa më ka marrë madhi për vëllezërit e mi!”. Njerëzit e pyetën: A nuk jemi ne vëllezërit e tu? Tha: “Jo, ju jeni shokët e mi, ndërsa vëllezërit e mi janë njerëz, të cilët do të vinë pas meje, më besojnë mua, por pa më shikuar me sy”.

Por, si ta duam dhe ta nderojmë Pejgambein (a.s)? Le të marrim shembull prej shokëve të tij, të cilët e deshën, e nderuan, e respektuan, e përkrahën dhe e mbështetën në atë mënyrë dhe formë, që sado ne të mundohemi kurrë nuk do të mundemi të bëjmë sa kanë bërë sahabet për Pejgamberin (a.s).

Ja disa shembuj nga jeta e tyre.

عن عمر بن العاص رضي الله عنه قال: ((و ما كان أحد أحبّ إليّ من رسول الله صلى الله عليه و سلم، و لا أجلّ في عينيّ منه، و ما كنت أملأ عينيّ منه إجلالاً له، و لو سئلت أن أصفه ما أطقت، لأني لم أكن أملأ عينيّ منه)). (رواه مسلم)

Transmetohet nga Amër ibn Al-As (r.a) se ka thënë: “Askush nuk ka qenë më i dashur dhe më i nderuar në sytë e mi për mua, se sa i Dërguari i Allahut (a.s). Asnjëherë nuk i kam ngopur sytë duke e shikuar, në shenjë respkti ndaj tij. Sikur të më thotë dikush që ta përshkruaj të Dërguarin e Allahut, nuk do të mund, sepse anjëherë nuk i kam ngopur sytë duke e shkuar”! (Muslim)

و لما أذنت قريش لعثمان بن عفان في الطواف بالبيت حين وجهه النبي صلى الله عليه و سلم في القضية أبى و قال: ((ما كنت لأفعل حتى يطوف به رسول الله صلى الله عليه و سلم). (انظر: سير أعلام النبلاء)

Kur Pejgamberi (a.s) dërgoi Uthmanin (r.a) të negociojë me Kurejshitët në ngjarjen e Hudejbijes, ata i dhanë leje Uthmanit (r.a) të bëjë tavaf përreth Qabes, ndërsa ai refuzoi dhe tha:Asnjëherë nuk do të bëj tavaf, pa e bërë më parë i Dërguari i Allahut (a.s).

عن أنس بن مالك رضي الله عنه قال: ((كانت أبواب النبي صلى الله عليه و سلم تقرع بالأظافر)). (رواه البخري في الأدب المفرد)

Enes ibn Maliku (r.a) tregon se: Dyert e Pejgabmerit (a.s) trokiteshin me thonjë (si respekt ndaj tij për të mos e shqetësuar, ose bezdisur).

((قيل للعباس رضي الله عنه: أنت أكبر أو النبي صلى الله عليه و سلم؟ قال: هو أكبر، و أنا ولدت قبله!))

Ndërsa kur dikush e pyetij Abasin (r.a): Kush është më i madh, ti apo i Dërguari i Allahut? Ai tha: Ai është më i madh, por unë kam lindur përpara tij.

Shikoni se çfarë edukate dhe sjellje kishin shokët e Pejgamberit (a.s) me të Dërguarin e Allahut. A jemi ne në gjendje të ecim në rrugën e tyre, duke u sjellë mirë dhe me edukatë ndaj Profetin tonë, Muhammedit (a.s). A dëshirojmë të fitojmë shefatin e tij, faljet e tija, qëndrimin në xhennet pranë tij, dhembshurinë, butësinë, mëshirën dhe dëshiminë e tij në ditën e kijametit se jemi prej ummetit të tij? Mënyra e vetme për t’i fituar gjithë këto mirësi është ta duam dhe ta pasojmë atë në të gjihtë jetën tonë. Të biem sa më shumë salavat për mbi të dhe të punojmë sa më shumë prej syneteve të tij.

Të fillojë që sot, të ecim në këto porosi, ku ai ka thënë:

Ebu Hurejrete (r.a.) transmeton se Pejgamberi (a.s.) ka thënë:“Besimi (Imani) është shtatëdhjetë e ca pjesë, edhe turpi është prej besimit”. (Buhariu, Muslimi)

Ebu Musa (r.a.) transmeton se disa shokë thanë: O i Dërguar i Allahut! Cili Islam është më i mirë? Pejgamberi (a.s.) tha: “Prej të cilit myslimanët janë të qetë prej gjuhës dhe dorës së tij”. (Buhariu, Muslimi)

Abdullah ibn Mes’udi (r.a.) transmeton se Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Ofendimi (sharja) e myslimanit është fisk (mëkat), ndërsa vrasja e tij kufr (mosbesim)”. (Buhariu, Muslimi)

Ibn Umeri (r.a.) transmeton se Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Mjerë për ju, mjerë për ju, mos u ktheni pas meje jobesimtarë, duke goditur dhe vrarë njëri-tjetrin”. (Buhariu, Muslimi)

Allahut të madhëruar i kërkojmë të na drejtojë në rrugën e drejtë, të na udhëzojë në traditën e të Dërguarit të Tij dhe të na shpërblejë me shefeatin dhe qëndrimin në xhennet me Pejgamberin tonë të dashur, Muhammedin paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata njerëz që ecin në rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit. (Amin).

Be the first to comment

Leave a Reply