Durimi në sprova është mirësia e dynjasë dhe e ahiretit

Nga: Imam Lavdrim Hamja – Kenosha, 16 dhjetor 2011

Falënderimi i plotë i qoftë Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, Dhuruesit të të gjitha mirësive, i Cili thotë në Kur’anin famëlartë: “Dhe përgëzoji durimtarë, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Ne jemi të Allahut dhe ne tek Ai kthehemi. Të tillët kanë prej Zotit të tyre mirësi, falje, begati dhe mëshirë dhe ata janë, me të vërtetë të udhëzuarit” (Bekare: 156-157)

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi Pejgamberin tonë (a.s), i cili na ka tregua se:

عجبا لأمر المؤمن إن أمره كله خير ، وليس ذاك لأحد إلا للمؤمن ؛ إن أصابته سرّاء شكر ؛ فكان خيراً له ، وإن أصابته ضرّاء صبر ؛ فكان خيراً له

“Është e mahnitshme çështja e besimtari, sepse çdo gjë për të është e mirë dhe kjo vetëm për besimtarin dhe për askënd tjetër. Në qoftë se atë e godet ndonjë e mirë, ai falënderon Zotin për të dhe kjo është mirë. Por, edhe në qoftë se atë e godet ndonjë fatkeqësi, ai duron dhe përsëri edhe kjo është mirë për të.” (Muslim)

Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë për mbi ehli bejtin e Resulullahit, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ecin në rrugën e tij, me durim, urtësi dhe drejtësi deri në Ditën e Gjykimit.

Durimi është cilësia më e mirë, e cila i jep njeriut mundësinë të arrijë qëllimet dhe objektivat e jetës së tij. Ata njerëz që janë të privuar nga kjo cilësi, ata nuk kanë sukses në jetën e tyre dhe nuk mund t’i arrijnë asnjëherë qëllimet që i kanë vënë vetës së tyre.

Gjithashtu, ne dimë se qëllimi kryesor i besimtarit në këtë botë është kënaqësia e Zotit (xh.sh) dhe kjo gjë arrihet me anë të besimit dhe zbatimit të detyra që Zoti (xh.sh) na ka caktuar. Një ndër këto detyra është edhe durimi në fatkeqësitë dhe sprova që Allahu (xh.sh) sprovon robërit e tij në këtë botë.

Allahu i Madhëruar na e ka bërë të qartë se çdo njeri, patjetër do të sprovohet në këtë botë, me diçka që Zoti (xh.sh) e ka përcaktuar më parë. Dhe, të mos mendojë asnjëri prej nesh, se do të dal nga kjo botë dhe ai të mos jetë sprovuar:

وَلَنَبْلُوَنَّكُم بِشَيْءٍ مِّنَ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِّنَ الْأَمْوَالِ وَالْأَنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ ۗ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ ﴿١٥٥﴾الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّـهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ ﴿١٥٦﴾

“Ne do t’ju sprovojmë me diçka nga frika, uria, me humbje të pasurisë dhe të jetës e të fryteve. Dhe përgëzoji durimtarët. Të cilët kur i godit ndonjë fatkeqësi ata thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne te Ai kthehemi!” (Bekare: 155-156)

Për ta përforcuar edhe më shumë të vërtetën e sprovimit, Allahu (xh.sh) thotë në suren Ankebutë:

أَحَسِبَ النَّاسُ أَن يُتْرَكُوا أَن يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ ﴿٢﴾وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۖ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّـهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ ﴿٣﴾

“A mendua njerëzit, se ata do të lihen të thonë: Ne kemi besuar dhe ata të mos sprovohen? Ne, me të vërtetë i sprovuam ata që ishin përpara tyre. Që ta dijë Allahu se, kush janë të sinqertë dhe ta dijë Allahu se kush janë gënjeshtarë.” (Ankebutë: 2-3)

Aq i rëndësishëm është durimi për besimtarin, sa që transmetohet se Aliu (r.a) ka thënë:

قال علي رضي الله عنه وأرضاه: “الصبر من الإيمان بمنزلة الجسد من الرأس ولا إيمان لمن لا صبر له

“Durimi për besimin është sikur trupi për kokën dhe nuk ka besim, ai njeri që nuk ka durim”.

Fjala durim është përmendur në Kur’an gati pothuajse 100 herë, si: “Përgëzoji durimtarët”, “Allahu është me durimtarët”, “Allahu i do durimtarët” etj. Dhe ku ka nderë dhe mirësi më të madhe, se sa me të dashtë Allahu?

Si mundet që sabri-durimi të mos ketë këtë pozitë të lartë kur dimë se pa këtë sabr-durim, asgjë nuk mund të arrihet në këtë botë? Sepse, të falësh namazin kërkon durim, të agjërosh kërkon durim, të shkosh në haxh kërkon durim, të sakrifikosh në rrugën e Allahut kërkon durim, të kërkosh dituri kërkon durim, të respektosh prindin kërkon durim, të sillesh mirë me njerëzit kërkon durim. Të mposhtësh epshet kërkon durim, të largohesh nga e keqja kërkon durim, të mbash zemërimin kërkon durim, të ruhesh nga haramet kërkon durim etj. Pra, edhe kur dëshiron të kryesh një vepër të mirë, por edhe kur largohesh, apo ndalohesh prej një vepre të keqe, kërkon durim, prandaj pa këtë cilësi njeriu nuk mund të arrijë asgjë në jetën e tij.

Ndërsa, Allahu (xh.sh) na tregon nga goja e Jusufit (a.s) se ai njeri që ruhet prej të këqijave, pra duron dhe nuk bie në grackën e epsheve të kësaj bote, Allahu do ta shpërblejë, së pari në këtë botë, por edhe në botën tjetër, ashtu sikur e shpërbleu Jusufin (a.s) duke i dhënë pozitë të larët në dynja, por edhe njëkohësisht duke e dalluar edhe në ahiret.

إِنَّهُ مَن يَتَّقِ وَيَصْبِرْ فَإِنَّ اللَّـهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ ﴿٩٠﴾

“Me të vërtetë, ai që ruhet dhe duron, Allahu nuk ia humb shpërblimin asnjë vepër miri.” (Jusuf: 90) Madje, çdo besimtar, fillimisht të rinjtë, por edhe të tjerët, në qoftë se duan të marrin mësim se si Allahu (xh.sh) i ndihmon, i ruan dhe i shpërblen durimtarët, le të lexojë me vëmendje suren Jusuf. Në këtë sure, Allahu (xh.sh) tregon se si e shpërblen prindin, i cili duron humbjen e fëmijës së tij, por edhe se si e shpërblen të riun, i cili e ruan veten dhe duron sprovat e kësaj bote.

Vëllezër dhe motra besimtarë, Pejgamberi (a.s) na ka treguar se Allahu i Madhëruar i sprovon robërit e Tij sipas gradës së besimit që kanë. Të parët, që sprovohen më shumë dhe më rëndë janë Pejgamberët, pastaj shokët e tyre dhe pastaj njerëzit e devotshëm dhe kështu me rrallë.

: إن من أشد الناس بلاء الأنبياء ، ثم الذين يلونهم ، ثم الذين يلونهم . ) النسائي وصححه الحاكم (

“Njerëzit më të sprovuar janë Pejgamberët, pastaj shokët e tyre, pastaj shokët e tyre…”. (Nesaiu dhe e ka saktësuar Hakimi)

Me anë të këtij hadithi kuptojmë se Allahu (xh.sh) nuk i sprovon robërit e Tij, sepse Ai i urren ata, por madje Ai i sprovon ata që i do. Por, përse Allahu i sprovon robërit e Tij? Sepse Ai me anë të sprovimit i pastron nga gjynahet dhe i lartëson në xhenet.

Pejgamberi (a.s) na tregon se:

ما من مسلم يصيبه أذى شوكة فما فوقها إلا كفر الله بها سيئاته كما تحط الشجرة ورقها

أحمد وابن أبي شيبة بلفظ لا يزال البلاء بالمؤمن حتى يلقى الله وليس عليه خطيئة

 “Çdo një gjë që e godet besimtarin, një dhimbje ferre, ose diçka më të madhe, me to Allahu e pastron prej të këqijave, ashtu sikur pema lëshon gjethet e saj.” Në një transmetim tjetër: “Nuk ndalet belaja dhe fatkeqësia duke e goditur besimtarin, derisa ta takojë Allahun dhe atij nuk i ka mbetur asnjë gabim.” (Ahmed, Ibn Ebi Shejbe).

Ndërsa, ne me diturinë tonë të kufizuar, nganjëherë na mashtron shejtani dhe mendojmë se përse i kemi të gjithë këto mundime dhe fatkeqësi. Dhe nuk e kuptojmë se Allahu përmes tyre na pastron nga gabimet që bëjmë çdo ditë dhe natë, në mënyrë që të pastrohemi prej tyre në këtë botë, pasi është më e lehtë, sepse pastrimi prej gabimeve në ahiret është shumë i rëndë dhe i dhimbshëm. Sadakallahul-adhim, i Cili thotë në Kur’an:

وَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ ۖ وَعَسَىٰ أَن تُحِبُّوا شَيْئًا وَهُوَ شَرٌّ لَّكُمْ ۗ وَاللَّـهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ ﴿٢١٦﴾

“Dhe ndoshta e urreni diçka, ndërsa ajo është e mirë për ju. Por, edhe ndoshta e dëshironi diçka, por ajo është e keqe për ju. Allahu e di, ndërsa ju nuk e dini.” (Bekare: 216)

Shumë njerëz, të cilët janë sprovuar pak, ose nuk janë sprovuar në këtë botë, por edhe ata që janë sprovuar në Ditën e Gjykimit kur të shikojnë shpërblimin e madh që kanë pasur sprovat e dynjasë, do të dëshironin që Allahu t’i kishte sprovuar shumë herë më tepër në dynja. Prandaj, cilido nga ne, që gjen veten të sprovuar në këtë botë, le të falënderojë Zotit dhe të durojë, sepse Allahu ka përgatitur për të shpërblim të mirë dhe mirësi të madhe për ata, të cilën durojnë dhe falënderojnë Zotin (xh.sh).

يقول الله تبارك وتعالى لملائكته: (قبضتم روح ولد عبدي المؤمن. يقولون: نعم، يقول: أخذتم ثمرة فؤاده؟ يقولون: نعم، يقول: فماذا قال عبدي؟ يقولون: يا رب حمدك واسترجع، قال: ابنوا لعبدي بيتاً في الجنة وسموه بيت الحمد

“Allahu i Madhëruar u thotë melekëve: A ja morët shpirtin e djalit të robit Tim besimtar? Ata thonë: Po. Thotë: A ja morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë: Po. Thotë: Dhe, çfarë tha robi Im? Ata thonë: O Zot, ai të falënderoi dhe tha: Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Allahu thotë: Ndërtoni robit Tim një shtëpi në xhenet dhe quajeni: Shtëpia e falënderimit.” (Tirmidhiu)

Vërtet, është shumë e dhimbshme vdekja e fëmijës, por njeriu që beson se ka botë tjetër, në të cilën do të jetojë përgjithmonë dhe do të shpërblehet për besimin, durimin dhe punët e mira që ka bërë në këtë dynja, ai me ndihmën e Zotit, jo vetëm që e ka më të lehtë, por ai me mirësinë e Allahut ka garantuar xhenetin.

Dëgjoni se çfarë na thotë i dashuri ynë, Pejgamberi (a.s):

عن أنس رضي الله عنه قال قال النبي صلى الله عليه وسلم ما من الناس من مسلم يتوفى له ثلاث لم يبلغوا الحنث إلا أدخله الله الجنة بفضل رحمته إياهم   

Enesi (r.a) transmeton se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Nuk ka mysliman, të cilit i vdesin tre fëmijë që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë, përveç se Allahu e ka shtirë në xhenet.” (Buhariu) dhe në një transmetim tjetër:

من دفن ثلاثة فصبر عليهم واحتسب وجبت له الجنة . فقالت أم أيمن : أو اثنين ؟ فقال : أو اثنين . فقالت : وواحد ؟ فسكت ، ثم قال : وواحد . أخرجه الطبراني في الأوسط .

“Kush varros (pra kujt i vdesin) tre fëmijë dhe duron e beson në shpërblim, ai e ka merituar xhenetin”. Ummu Ejmen i tha: Po, dy fëmijë? Ai (a.s) tha: “Edhe dy fëmijë”. Ajo, përsëri i tha: Po një? Ai (a.s) heshti, pastaj tha: “Edhe një”.(Tabarani në Eusat).

Në të kaluarën, ka pasur njerëz të tillë, të cilët duke dëgjuar këto hadithe të Pejgamberit (a.s) që tregojnë mirësinë dhe shpërblimin e durimtarit, kanë dëshiruar dhe janë lutur Allahut që Ai t’i japë fëmijë dhe pastaj t’i vdesin të vegjël dhe të hyjë në xhenet për hatër të fëmijëve. Megjithatë, ne jemi të ndaluar t’i lutemi Allahut që Ai të na sprovojmë, por në qoftë se Ai na sprovon, atëherë duhet ta lusim Atë që të na dhurojë durim dhe shpërblim.

Vëllezër dhe motra besimtarë, elhamdulilah që Allahu na ka bërë prej myslimanëve dhe kjo është mirësi shumë e madhe, në qoftë se e kuptojmë.

Ajetet dhe hadithet, të cilat tregojnë për këto mirësi janë të shumta, por po mjaftojmë vetëm me përmendjen e disa prej tyre, sepse koha nuk premton për t’i sjellë të gjithë.

فقد ورى الترمذي وغيره قوله صلى الله عليه وسلم: إذا أحب الله قوما ابتلاهم. وصححه الألباني وغيره.

Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Kur Allahu e do një popull, Ai i sprovon ata.”(Tirmidhiu dhe të Tjerë)


قال عليه الصلاة والسلام :
ومن يتصبر يصبره الله ، وما أعطي أحد عطاء خيراً وأوسع من الصبر . رواه البخاري ومسلم .

“Kush kërkon të durojë, Allahu i jep durim dhe askujt nuk i është dhënë dhunti më e mirë dhe më e madhe, se sa durimi.” (Buhariu dhe Muslimi)

ما يصيب المسلم من نصب ولا وصب , ولا هم ولا حزن , ولا غم ولا أذى , حتى الشوكة يشاكها , إلا كفر الله بها من خطاياه ” متفق عليه

“Nuk ka gjë që e godet myslimanin, prej sëmundjes dhe lodhjes, prej hidhërimit dhe telasheve, prej fatkeqësive dhe halleve, madje edhe ferra që e shpon, përveç se Allahu e pastron prej gabimeve që ka bërë.” (Mutefekun alejhi)

ويقول ـ سبحانه ـ في الحديث القدسي ” ما لعبدي المؤمن عندي جزاء إذا قبضت صيفه من أهل الدنيا ثم أحتسبه إلا الجنة ” رواه البخاري

Ndërsa në një hadith kudsij, Allahu (xh.sh) thotë: “Nuk ka shpërblim tjetër robi Im besimtar, kur Unë ia marr frytin e tij të dynjasë (fëmijën), duke shpresuar në shpërblimi Tim, përveç xhenetin.” (Buhariu)

O Allah, të lutemi Ty, që vetëm Ti jep jetën dhe vdekjen, na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na bë prej durimtarëve. Amin

 

Be the first to comment

Leave a Reply